Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Vikingur të enjten e ardhshme në orën 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Elbasan Arena”, që ishte shtëpia e rrogozhinasve në ndeshjen e turit të parë në Champions League, është njëkohësisht dhe stadium i Partizanit në Europë, e duke qenë se dhe “Të Kuqtë do të luajnë ndaj Iberia 1999 në të njëjtën datë po në Elbasan, Egnatia u detyrua që të gjente një shtëpi të re.
Fillimisht UEFA dha miratimin që ndeshja të luhet në Rrogozhinë, aty ku stadium po rikonstruktohet e po shtohet një tribunë e re, klubi islandez nuk është dakordësuar që ndeshja të luhet në orën 17:00, duke reklamuar temperaturat e larta në vendin tonë.
Megjithatë më pas është gjetur gjuha e përbashkët që kjo përballje e raundit të dytë të kualifikueseve të Conference League të luhet në mitikun e Shkodrës, “Loro Boriçi”. /i.m /abcnews.al