ABC News ka siguruar prononcimet e disa banorëve të zonës së Memaliajit, ku mbrëmjen e së shtunës u përfshi nga një atentat.
Ata u shprehën se ishin traumatizuar kur dëgjuan për ngjarjen e rëndë.
“Nuk na erdhi mirë kur e dëgjuam. Dolëm, por nuk shkuam më tutje, nuk dinim gjë. Zhurmë nuk dëgjova. Shyqon (Shyqyri Kalemin), e njihja në lokal, në punë, hallexhi. Hallexhi si gjithë të tjerët.”, u shpreh një banor i zonës.
Ndërsa një banor tjetër u shpreh se “U traumatizuam shumë. Jemi tronditur shumë. Unë tani e dëgjova. Është qamet i madh. I njoh dy çunat dhe personin tjetër. I njoh të tre. “
Nga atentati kanë mbetur të vrarë shtetasit Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka. Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Objektiv i atentatit dyshohet të këtë qenë Shyqyri Kalemi, babai i Zamir dhe Andrea Kalemit, të dy me precedentë penalë dhe që i kanë shpëtuar disa atentateve, brenda e jashtë vendit.
/abcnews.al