“Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në seancën plenare në Parlament.
“Unë sot nuk do të merem me Ilir Metën, por me drejtësinë që kërkon shumë vullnet. Rama theksoi se presidenti Meta na ka vënë në një pozitë të turpshme.
“Ilir Meta e ka vënë vendin në një situatë të turpshme përballë partnerëve strategjikë e të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, ndërkohe që Presidencën e ka kthyer në një frengji, prej nga sulmon nga të katër anët”, tha Rama.
“Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella, jemi përballë si kuvendi i Shqipërisë me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e presidentit në një frëngji prej ku sulmon nga të 4 anët, duke qenë në këtu 100% në të njëjtën linjë me BE dhe SHBA”, deklaroi Rama
Jam zotuar se do t’i sjell Kuvendit një platformë ligjore për t’u miratuar dhe për t’u kthyer në platformë luftë ndaj krimit të organizuar kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.
Kjo platformë do të jetë sfida kryesore e qeverisë deklaroi kryeministri Rama.
“Kjo është koha ku i gjithë ky proces dhe zinxhir krizash të krijuar nga Ilir meta do të marë përgjigjen e duhur deri në fund, nga ne. Përgjigja jonë duhet të tundë themelet e çdo pasurie të krimit dhe themelet nën këmbët e kujtdo që brenda sistemit të drejtësisë është bashkuar me krimin”, tha Rama.
Një tjetër motiv për ne është që të shpejtojmë, dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KÇK të mos e lëmë vetëm në radhët e pritjes së vettingut, por ta nisimi e përshpejtojmë në luftën kundër krimit të organizuar. Ata që kanë marrë dënime për krime të rëndë më shumë se sa një vrasje, ata që janë akuzuar për krime të organizuara të kësaj natyre, dhe që nuk janë dënuar nga këta prokuror pazaresh që vendosnin pë rata që kanë pasur ofertën më të mirë, dhe ata që janë akuzuar për krim jashtë vendit, do të kthehen njërehrë e më parë në shënjestrën tonë, dhe nuk munden që ata ti gëzojnë pasuritë e tyre, që do të jetë thelbi i pakthim që do të nis një orë e më parë.
“Nuk ia vlen se humbasim shumë kohë për të komentuar marrëzitë e Ilir Metës na ka rënë ky taksirat, i ka rënë ky taksirat shqiptarëve dhe do bashkëjetojmë me këtë taksirat për sa kohë Presidenca do jetë “tokë e xanun” dhe ka humbur busullën, por ne jemi të detyruar të ndjekim vijën e drejtë që kemi përcaktuar së bashku me aleatët strategjikë dhe sa kohë SHBA ka mbështetur çdo lëvizje në këtë proces nuk jemi vetëm. Kjo është dhe aryseja e ligjit special dhe KÇK jemi në proces intensiv koordinimi e diskutimi me ta. Do të jetë një luftë që nuk është parë në Shqipëri dhe do kemi nevojë për mbështetjen e tyre”, deklaroi Rama.
/abcnews.al


