Studentet rinisin më 4 dhjetor protestat para Ministrisë së Arsimit: 8 kërkesa për qeverinë

schedule22:21 - 14 Nëntor, 2019

schedule 22:21 - 14 Nëntor, 2019

Një vit pas protestave masive para Ministrisë së Arsimit, studentët do t’i rikthehen sërish tubimeve kundër qeverisë për plotësimin e kërkesave, që sipas tyre nuk u arritën të plotësoheshin përmes Paktit për Universiteitn.

Lëvizja për Universitetin ka dalë zyrtarisht me datën e rinisjes së protestës studentore. “Më 4 dhjetor, në 1-vjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish në protestë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Studentët do të protestojnë kundër: Ligjit të arsimit të lartë; Financimit të universiteteve private; abuzimit me të drejtat e studentëve.

Ata kërkojnë: arsim cilësor, dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë; përgjysmimin e të gjitha tarifave; votë të barabartë studentë-pedagogë; kushte dinjitoze studimi dhe jetese dhe perspektivë punësimi profesional. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!