Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës/ GJKKO jep 100 vjet burg për 11 anëtarët e grupit kriminal

schedule19:30 - 1 Korrik, 2024

schedule 19:30 - 1 Korrik, 2024

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar 11 të pandehur me 100 vjet burg të akuzuar për kultivim kanabisi në zonën e Krujës, ndërsa një tjetër është shpallur i pafajshëm.

Ata u shpallën fajtorë për përfshirja në kultivimin dhe trafikun e drogës. Trupi gjykues ishte i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi.

Ndaj personave të mëposhtëm, që sipas gjykatës, janë pjesëtarët e grupit kriminal në kultivimin e narkotikëve u aplikua procesi i gjykimit të shkurtuar.

Dënimet e shqiptuara nga GJKKO:

Bujar Sefa- 15 vjet burg

Lavdërim Alimani- 12 vjet burg

Skënder Velja- 13 vjet burg

Agron Asllanaj- 10 vjet burg

Armand Dervishin- 10 vjet burg

Asim Pulaci- 10 vjet burg

Edison Xaka- 10 vjet burg

Xhemal Zogu- 10 vjet burg

Shkëlqim Ismaili- 10 vjet burg

Njoftimi i vendimit, i plotë: