Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi do të qëndrojë në paraburgimin e “Bradasheshit” në Elbasan

schedule10:31 - 29 Gusht, 2026

schedule 10:31 - 29 Gusht, 2026

Pas vendimit të GJKKO-së që e la në masën arrest në burg Ergys Agasi do të qëndrojë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.

Ai është transferuar nga Blloku i Sigurisë drejt Elbasanit.

Prej muajsh në arrati, Agasi u arrestua në 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ishte duke lëvizur me automjet. Pas disa orësh, ai u shoqërua për në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.

Së bashku me Agasin, në makinë ka qenë edhe Ulian Shpataraku. Agasi është nën hetim që prej vitit 2025, e ndaj tij rëndojnë dyshime për një sërë veprash penale, mes tyre konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grup i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Kujtojmë se Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i cili u arrestua pak kohë më parë në Francë, akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe “manipulim me tenderët” e ASHKI-t.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!