Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ergys Agasi mbetet në qeli/ SPAK i komunikon akuzë të re për korrupsion pasiv

schedule16:26 - 28 Gusht, 2026

schedule 16:26 - 28 Gusht, 2026

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ergys Agasin.

Pas muajsh i shpallur në kërkim nga SPAK, Agasi u arrestua të martën, 26 gusht, në zonën e Plepave në Durrës. Arrestimi i tij u bë nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ishte duke lëvizur me një automjet tip Audi RS6.

Së bashku me Agasin, në makinë ka qenë edhe Ulian Shpataraku, që është shoqëruar gjithashtu nga forcat blu.

Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, në kuadër të një hetimi të SPAK.

Ai akuzohet për tetë vepra penale, mes tyre korrupsion, korrupsion pasiv, pastrim parash, shkelje të barazisë në tenderë dhe abuzime me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Vetë Agasi ka mohuar akuzat e pretenduara nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!