Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Price Watch Albania”/ Rrapaj: Çështje kardinale për tregun dhe mbrojtjen sociale të qytetarëve

schedule19:35 - 30 Gusht, 2026

schedule 19:35 - 30 Gusht, 2026

Çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri pritet të jenë transparente dhe të monitorohen në kohë reale nga vetë qytetarët përmes nismës më të re të prezantuar nga Ministria e Ekonomisë, të quajtur “Price Watch Albania”.

Përmes kësaj platforme online, konsumatorët do të kenë mundësi të krahasojnë çmimet përpara se të kryejnë blerjet e tyre. I ftuar në emisionin “News Room” në ABC News, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, theksoi se ky mekanizëm mund të funksionojë me sukses vetëm nëse vendoset një bashkëpunim i ngushtë mes sektorit publik dhe atij privat.

Sipas tij, është e domosdoshme që financimi, rregulloret dhe masat ndëshkuese të ndahen me objektiva të qarta për të dyja palët.

Ky mekanizëm mund të funksionojë nëse qeveria vendos një bashkëpunim me sektorin privat. Është domosdoshmërisht që financimi dhe rregullorja të jetë e shpërndarë në sektorin privat dhe atë publik.

Nuk është e pamundur, por e rëndësishme që të punojnë në bashkëpunim, me objektiva të qartë dhe me masa ndëshkuese hap pas hapi. Ky është një proces që kërkon kohë, por e rëndësishme që është po i futemi këtij sistemi.”

Rrapaj tha se strukturat shtetërore janë të gatshme dhe se ky proces mbetet një çështje kardinale për stabilizimin e kostove, mbrojtjen sociale dhe rregullimin e sigurisë ushqimore në treg. Megjithëse është një nismë që kërkon kohë, ai e vlerësoi hyrjen në këtë sistem si një hap me interes të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët.

“Strukturat e shtetit janë të gatshme. Nuk ka mundojnë strukturat, por individualiteti.

Ne duam që këtë çështje ta rregullojmë, sepse është një çështje kardinalë nga pikëpamja sociale, por edhe rregullimi i tregut dhe sigurisë ushqimore. E rëndësishme që nëse ne stabilizojmë koston, kemi hequr problemet e mëdha që çrregullojnë tregun. Është shumë e rëndësishme që po i futemi këtij procesi dhe është në të mirën e të gjithëve”, u shpreh Rrapaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!