Vlorë, eksploziv në një dyqan mbrëmjen e së shtunës

schedule09:17 - 7 Janar, 2018

schedule 09:17 - 7 Janar, 2018

Një shpërthim i fortë ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e së shtunës. Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në derën e jashtme të një dyqani bosh, që dikur kishte tregtuar mobilje të përdorura.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të ditës së shtunë në lagjen Lef Sallata të qytetit të Vlorës.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale tek dyqani në fjalë, por dëmtime kanë pësuar edhe subjekte të tjera pranë tij.
Dyqani ku u vendos lënda eksplozive ndodhet në katin e parë të një ndërtese dy katëshe në lagjen “Lef Sallata” të qytetit, ndërsa në katin e dytë, ndodhet një tjetër subjekt që funksionion si palestër, e që ka pësuar gjithashtu dëme nga shpërthimi.
Pista kryesore në të cilën po punon aktualisht policia mësohet se është ajo e një konflikti pronësie, por informacionet për këtë ngjarje mbeten të rezervuara./abcnews.al