Tottenham e ka zgjedhur përfundimisht pasardhësin e Christian Eriksen. Danezit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe pritet të shitet në janar. BBC raporton se drejtuesit e nënkampionëve të Evropës janë gati ta zëvendësojnë organizatorin me Hakim Ziyech.
26-vjeçari i Ajaksit po zhvillon një tjetër sezon fantastik dhe karriera e tij mund të vazhdojë në Premier League. Tottenham po përgatit një ofertë bindëse për kampionët e Holandës dhe do tentojë afrimin e tij që në merkaton e janarit.
Spurs kanë mbetur të befasuar nga kualiteti i Ziyech që prej gjysmëfinaleve të sezonit të kaluar në Champions League. Klubi londinez nuk e ka nisur mirë kampionatin, ndërsa ndryshon situata në Evropë. Kualifikimi në fazën e 1/16 në Champions është çështje kohe. /abcnews.al