Europa “e vogël” flet anglisht/ Manchester United dhe Tottenham, në finalen e Europa League

schedule12:50 - 9 Maj, 2025

schedule 12:50 - 9 Maj, 2025

Ndryshe nga Champions League, Europa “e vogël” e futbollit “flet” anglisht. Tre skuadra të Premier League do të luajnë në dy finale, atë të Europa League dhe Conference League.

Akti i fundit i turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin e kontinentit të vjetër do të jetë një derbi anglez mes Manchester United dhe Tottenhem.

Nuk kishte asnjë surprizë në gjysmëfinalet e kthimit të Europa League, ku pas fitores 3-0 në sfidën e parë, “Djajtë e Kuq” mundën me përmbysje 4-1 Atletik Bilbao.

Në “old Traford”, baskët mbyllën pjesën e parë në epërsi, falë golit të Juregizar. Por shpresat e tyre u shuan pas pushimit.

Maunt, Kasemiro, Hojlund dhe sërish Maunt shënuan katër herë në vetëm 20 minuta, duke vulosur biletën e Manchester United në finalen e Europa League, ku do të përballet me Totenhem.

Edhe londinezët, pasi kishin kaluar 3-1 ndeshjen e parë, kaluan 2-0 gjysmëfinalen e klthimit në fushën e Bodo Glimt. Solanke dhe Pedro Porro shënuan golat e fitores për “Spërs”.

Si për United ashtu edhe për Totenhem, trofeu i Europa League do të shpëtonte sezoni . Por për këtë duhet të fitojnë në finalen e 21 majit në Bilbao.

I njëjti diskutim vlen për Chelsea, që ruajti statusin e favoritit në Konferencë League, duke siguruar finalen e turneut.

Pas fitores 4-1 në transfertë kundër Djugarden, Blutë e Londrës u mjaftuan me suksesin 1-0 në gjkysmëfinalen e kthimit në “Stanford Bridge”.

Në finalen e 28 majit në Vroklav të Polonisë, Celsi do të përballet me Betis. Spanjollët eliminuan Fiorentinën, pas barazimit 2-2 në kohën shtesë në gjysmëfinalen e kthimit.

Në ndeshjen e parë, Betis kishte fituar 2-1, ndërsa tani do të luajë finalen e parë europiane në historinë e klubit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!