Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se ka frikë se shumë pengje që ende mbahen robër në Gaza nuk do të shihen më kurrë.
Kandidati republikan presidencial tha se ai e kishte mbështetur Izraelin në të kaluarën, duke treguar se do të ishte sërish i tillë nëse fitonte zgjedhjet e nëntorit. “Unë kam qenë shumë pro-izraelit,” i tha ai Las Vegas Review-Journal.
“Ata duhet t’i kthejnë pengjet, por kam frikë se shumë prej atyre pengjeve nuk do të shihen më kurrë. Ata nuk do të kthehen kurrë. Ata mund të jenë zhdukur, ata mund të kenë vdekur, është një gjë shumë e trishtueshme”, tha Trump.
/abcnews.al