Lufta në Ukrainë/ Kina hedh poshtë akuzat e SHBA: S’kemi furnizuar me armë Rusinë

schedule10:08 - 31 Maj, 2024

schedule 10:08 - 31 Maj, 2024

Kina i është përgjigjur akuzave të SHBA se ka furnizuar me armë Rusinë.Ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun duke iu përgjigjur homologut amerikan Lloyd Austin, ka thënë se Pekini nuk ka furnizuar me armë “asnjë nga palët në konflikt në Ukrainë”.

Zëdhënësi Wu Qian e raportoi këtë në një konferencë menjëherë pas takimit të mbajtur në margjinat e Dialogut Shangri-La në Singapor, sipas mediave të Pekinit.

Ndërkohë më datën 15 dhe 16 qershor është planifikuar të mbahet konferenca e paqes për Ukrainën në Zvicër.

Kina ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konferencën e paqes, kjo sipas saj për shkak të mungesës së kushteve të paraqitura nga ana e tyre.

Këtë javë Pekini komunikoi vendimin e tij përmes kanaleve diplomatike, duke u shprehur kritik për mungesën sipas Kinës të pjesëmarrjes së barabartë të të gjitha palëve të përfshira dhe të një diskutimi të drejtë të të gjitha propozimeve në dispozicion”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!