Komunitetet fetare vijojnë të kundërshtojnë projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues. Pas takimit në ministrinë e shëndetësisë me anëtarë e grupit të punës, këtë të martë, përfaqësues të pesë komuniteteve fatare në vend u shprehën se propjektligji bie ndesh me normat e familjes tradicionale shqiptare dhe bënë thirrje që të mos miratohet në Kuvend.
“Projektligji përmban disa pika që për ne janë shumë të rendesishme që të mos kalojne sic është sterilizimi, rritja e moshës se abortit dhe nenat surrogato. Duke i dhënë një rëndësi familjes që është në krize dhe ka nevoje për mbeshteje dhe politike sociale.”
Gjatë diskutimeve në ministrinë e Shëndetësisë i vetmi sinjal që morën ishte vetëm vazhdimi i bashkëpunimit dhe dialogut.
“Përfaqësuesit e ministrisë shprehen argumentet e tyre pro këtij projektligji, por mbeten të hapur për bashkëpunim me komunitet fetare.”
Pavarësisht se nuk morën konfirmim per tërheqje nga hartuesit e projektligjit, komuniteti fetar thotë se nuk do të ndalet së kundërshtuari.
“Ne do ta vazhdojme me grupin e punes te paraqesim argumentat tona ne lidhje me kete projektligj. Ne jemi kunder jo vetem per arsye etike dhr fetare por edhe shkencore.”
Projektligji ligjëron surrogacinë, kur një grua pranon të lindë një fëmijë për një tjetër, gjithashtu zgjat nga 12 në 14 javë afatin për ndërprerjen e një shtatzënie. Ndërkohë, nëse projekligji do të miratohej, femrat dhe meshkujt mbi 18 vjeç në Shqipëri mund të dhurojnë qelizat riprodhuese dhe për ruajtjen e tyre do te ngrihen banka të posaçme.
Drafti është hedhur për konsultim publik disa javë më parë, dhe ka shkaktuar reagime të shumta.