Dy qen XL American Bully vranë pronaren e tyre në periferinë lindore të Londrës, thanë zyrtarët.
“Dëshmitarët thirrën policinë pasi një grua 50-vjeçare që jetonte në Hornchurch u sulmua nga qentë të hënën”, tha një zëdhënës i Policisë së Met.
Gruaja ka ndërruar jetë në vend, pavarësisht se ka marrë ndihmën mjekësore.
Qentë amerikanë Bully XL iu shtuan listës së kafshëve të ndaluara sipas Aktit të Qenve të Rrezikshëm në Britaninë e Madhe këtë vit.
Vendimi u mor pas një sërë sulmesh dhe vdekjesh që përfshinin këtë racë./abcnews.al