Presidenti i Turqisë Erdogan ka kritikuar sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i akuzuar se organizojnë komplote. Reagimi i tij vjen pas dënimit të një bankieri turk nga gjykata amerikane
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë një sërë komplotesh të rënda. Akuza vjen nga presidenti turk Erdoan. Në prag të një takimi në paris me presidentin francez Emanuel Macron, Erdoan akuzoi SHBA pas dënimit nga një gjykatë e Nju Jorkut të bankierit turk Mehmet Hakan Atilla, ish zv/ drejtorin e përgjithshëm të bankës turke Halknak.
Presidenti turk u shpreh se nëse kjo është drejtësia amerikane atëherë bota është e dënuar, pasi nuk mund të ketë një interpretim të tillë të drejtësisë.
Atilla u shpall fajtor ndaj akuzës se ka ndihmuar Iranin që të shmangë sanksionet amerikane. Sipas liderit turk gjykata amerikane ka ndërhyrë në cështjet e brendshme të Turqisë në një mënyrë të parecedentë. Ministri i jashtëm turk deklaroi se dënimi mbështetet në prova të rreme dhe gjyqi ndaj tij ishte politik
Cështja mbështetet në dëshminë e një biznesmeni turko – iranian i cili po bashkëpunon me autoritetet amerikane. Ai pranoi para gjykatës në Nju Jork se e kishte ndihmuar Iranin të përdorte fondet e depozituara në bankën publike turke për të blerë ar. Gjatë një dëshmie tjetër ai ka pranuar se kishte marrë vesh se presidenti Erdoan dhe ministri i atëhershëm turk i thesarit kishin autorizuar dy institucione bankare turke të transferonin fondet në favor të Iranit./abcnews.al