U masakrua nga ish-bashkëshorti, 40-vjeçarja do të varroset në Shqipëri, familjarët: Të vendoset drejtësi

schedule10:45 - 18 Maj, 2024

schedule 10:45 - 18 Maj, 2024

Familjarë dhe të afër të 40-vjeçares Enkelejda Limaj, i kanë dhënë këtë shtunë lamtumirën e fundit.

Trupi i 40-vjeçares është dërguar në Vlorë. Shqiptarja u vra nga ish-partneri i saj pak ditë më parë në Greqi.

Të afërmit dhe familjarët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kanë treguar se çifti kishte konflikte, të herë pas here. Mes lotësh dhe dhimbjesh familjarët kërkojnë drejtësi.

/abcnews.al/