Pas disa ditësh bllokimi për shkak të reshjeve të borës, rruga drejt Vermoshit ëeshtë hapur. Banorët e zonës të ndihmuar edhe nga Emergjencat Civile, kanë mundësuar një shteg, i cili kalohet vetëm me makinë të lartë dhe me zinxhirë. Qafa e Predelecit ishte e bllokuar dhe kishte shkarje të tokës. Por situata nuk ka ndonjë përmirësim të ndjeshëm dhe lëvizja në rrugën Bogë-Theth, në zonën e Qafë Thores është e vështirë për shkak edhe të orteqeve. Kurse në rrugën Theth Breglumi ka rënie të gurëve.
Banorët hapin rrugën drejt Vermoshit
schedule09:30 - 5 Janar, 2018
schedule 09:30 - 5 Janar, 2018