Flakët e furishme që përpinë pallatin 12-katësh në kompleksin Arlis, pranë Farmacisë 10, kanë lënë pas një skenë shkatërrimi. Gjithcka cfarë ka mbetur pas është është një godinë e shkrumbuar, dhjetëra banesa të shkatërruara dhe familje që, brenda pak çastesh, kanë mbetur pa strehë.
Ndërkohë që flakët kanë lënë dëme të shumta, ende nuk ka një bilanc përfundimtar, por paraprakisht dyshohet se 30 apartamente janë shkrumbuar plotësisht ndërsa shumë të tjerë janë dëmtuar pjesërisht.
I gjithë pallati është rrethuar nga perimetri i sigurisë dhe asnjë nga banorët nuk lejohet te futet brenda ndërtesave.
Shumë prej tyre kanë humbur investimin më të madh të jetës.
Dyshohet se zjarri ka nisur ne katin e pare dhe ndihmuar nga ky material i fasadës së pallatit (tregoj nje cope nga materiali qe ka mbetur) brenda pak minutash cdo gjë ishte në flakë.
Tashmë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi i hetimit i cili po inspekton pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të zjarrit. Inspektimi po kryhet nga trupat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe IKMT-së.
Për neutralizimin e tij zjarrfikësve iu deshën rreth katër orë luftë me flakët dhe ndihma e një helikopteri cougar. Të lënduar nga flakët dhe të asfiksuar nga tymi aktualisht po marrin trajtim në spital dy banorë të pallatit. /abcnews.al


