Norma bazë e interesit nuk ulet edhe pse inflacioni në vend gjatë muajit prill ka rezultuar 2.1% niveli më i ulët në tre vite.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se pavarësisht se çmimet po frenohen nuk është ende momenti për të lehtësuar politikën monetare.
Ulja e normës së interesit do të ndikonte në uljen e kostove për ata persona që kanë marrë kredi në lekë.
“Eksporti i mallrave ka ardhur në rënie dhe politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese. Struktura e kërkesës është pasqyruar në rritjen e kërkesës në sektorin e shërbimit”, u shpreh guvernatori i BSH, duke shtuar: “Analiza e të dhënave tregon se ekonomia shqiptare ka lëvizur në drejtimin e pritur. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe paga kanë filluar të rritet, inflacioni po bien, tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje progresive. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka kontribuar pozitivisht në këtë ecuri. Këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë dhe në të ardhmen. Inflacioni do të luhatet gjatë dy-tre mujorëve të ardhshëm. Këshilli Mbikëqyrës tregon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për garantimin e stabilitetit të çmimeve në nivel afatmesme. Inflacioni i çmimeve të konsumit pësoi rënie të ndjeshme në 3 muajit e fundit. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë zbriti në 2.7% nga 3.9 në tre mujorin paraardhës. Nga këndvështrimi macro ekonomik, trendi rënës i inflacionit në vend varet nga inflacioni i partnerëve, forcimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare”., tha ai.
Sipas kreut të Bankës Qendrore turizmi gjatë këtij viti do të mbështesë rritjen ekonomike Banka e Shqipërisë thekson se inflacioni pritet të kthehet në objektiv prej 3% në fund të këtij viti.
/abcnews.al/