Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inflacioni bien nën objektivin e bankës/ INSTAT: Ngadalësohet rritja e çmimeve, 2.9 përqind në shtator

schedule13:43 - 8 Tetor, 2026

schedule 13:43 - 8 Tetor, 2026

Rritja e çmimeve në vend është ngadalësuar gjatë muajit shtator. Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni ka vijuar uljen duke zbritur në 2.9% ndërsa një muaj më parë ishte 3.2%.

inflacioni ka shënuar një ngadalësim  edhe krahasuar me muajt e verës, ndërsa në korrik arriti 3,5%, niveli më i lartë i regjistruar gjatë këtij viti.

Sipas INSTAT grupet  që dhanë ndikim në rritjen e çmimeve gjatë muajit shtator janë “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,96 përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me 0,81 përqind.



Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” pësuan ulje e po ashtu edhe çmimet e grupit Informacioni dhe komunikim.

Ky nivel inflacioni rezulton se ka rënë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Ndërsa në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës I këtij institucioni vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit duke e vlerësuar të përshtatshme për momentin.

Ndërsa inflacioni pësoi rënie kjo ndikon në uljen e presionit ndaj Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë në normat bazë të interesit.

Megjithatë kur inflacioni rritet mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë që është 3%, ky institucion reagon për të stabilizuar nivelin e çmimeve. Ajo mund të shtrëngojë politikën monetare duke rritur normën bazë të interesit.

Ulja e inflacionit në Shqipëri ndodh ndërsa në Europë arriti nivelin më të lartë në tre vite  për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur nën presion Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!