“Kosova një shtet i pasigurt falë Kurtit”/ Berisha: Po minon demokracinë dhe marrëdhëniet me aleatët!

schedule23:37 - 7 Maj, 2024

schedule 23:37 - 7 Maj, 2024

Deputeti i PDK në Kosovë, Hisen Berisha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për situatën politike në Kosovë, dhe sondazhin e fundit të zhvilluar në Kosova, ku Vetëvendosja doli me gati 15% më pak se zgjedhjet e fundit.

Ai u shpreh se strategjia e kryeministrit të Kosovës, për të luftuar korrupsionin është një strategji e rremë. Gjithashtu deputeti i PDK shtoi se kryeministri Kurti me politikën e tij po minon demokracinë dhe marrëdhëniet me aleatët

“Nuk kemi parë asnjë investim, kapital projekt madhor që do të hapte fronte punë për rininë kosovare. Pra nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk ka punësim. Po ashtu edhe drejtësia që u paraqit e rëndësishme nga ana e Kurtit. Asnjë proces gjyqësor, asnjë padi kundër një kryetari të komunës apo deputeti nuk kemi parë asnjë penalizim. Erdhi me idenë e reformatimit të dialogut dhe marrëveshjeve, por tregoi të kundërtën. Tani në të gjitha territoret ku ka Manastire dhe komunat ku dominon komuniteti serb, sovranitetin do ta ndajë me Serbinë. Dhe këtë e ka pranuar. Kjo është një agjendë e përgatitur mirë për ta zhbërë shtetin e Kosovës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!