Dëborë në prill/ Mbulohen zonat malore në veri e juglindje

schedule14:55 - 21 Prill, 2024

schedule 14:55 - 21 Prill, 2024

Moti i keq me reshje bore dhe reshje intensive shiu ka përfshirë vendin  gjatë së dielës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në zonat veriore të vendit, ka pasur prezencë të dëborës. Reshjet më intensive  janë regjistruar në akset: Bogë-Theth, Pukë-Fushë-Arrëz-Qafë-Mali. Ndërsa mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi ndërkohë vijon pa probleme.

Reshje dëbore me intesitet ka pasur edhe në qytetin e Peshkopisë. Temperaturat janë ulur në vlerat 0°celsius. Në zonat malore mbi 700 metra, trashësia e borës ka arritur  mbi 5 cm borë. Në baypasin e Murrizit dhe në aksin Peshkopi – Kukës, ka rreth 5 cm, por nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Reshje te dendura dëbore në zonat malore të Shkodrës. Në aksin Boge – Qafe T’thore – Theth borëpastrueset po punojnë për te mbajtur hapur aksin. Rekomandohet qarkullimi me mjete te larta dhe me goma dimërore.

Edhe në Librazhd ka pasur reshje bore  në lartësitë mbi 1000 metra. Fushë Studa, ka filluar të zbardhet.

Ndërkohë në  Vlorë, reshjet e shumta te shiut kanë bllokuar  disa akse rrugore. Qarkullimi  është vështirësuar nga prania e ujit ne lagjen ‘Rilindja’.

Moti parashikohet të përmirësohet gjatë së hënës por reshjet parashikohet të rikthehen përsëri gjatë së martës. Muaji prill parashikohet që të mbyllet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!