Policia e Shkodrës ka arrestuar një 48-vjeçar, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Në pranga ka rënë Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.
Ky i fundit, i cili ka shërbyer me detyrë trup shërbimi, shofer pranë FNSH Shkodër, dhe akuzohet për shpërdorim detyre.
Loci dekonspiroi një operacion anti-kanabis në vitin 2017. Ndërkohë, Gjykata e Apelit Shkodër më 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg.
Njoftimi i plotë i policisë:
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.