Drejt shtetit grek ka nisur kthimi i emigrantëve që kaluan festat në vendin e tyre. Vetëm 24 orët e fundit kanë kaluar Kakavijës afro 6 mijë vetë.
Duket se emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi, e kanë lënë me herët Shqipërinë.
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka nisur kthimi i tyre për në shtetin fqinj.
Në këtë pikë kalimi po regjistrohet një fluks në rritje i këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Greqisë.
Zyrtarisht Policia Kufitare në Gjirokastër njofton se gjatë 24 orëve të fundit në dalje të tokës shqiptare janë regjistruar reth 5 500 këmbësorë dhe 1 350 automjete.
Pala shqiptare punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 3 të tilla duke shmangur rradhët e pritjes në kufi.
Muajin e kaluar para festave vetë drejtues të lartë të policisë kufitare inspektuan punën në Kakavijë. Ata garantuan marrjen e masave si nga pala shqiptare ashtu dhe greke për shamngien e orëve të pritjes për emigrantët që kthehen në Greqi./abcnews.al