Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullohet transporti publik në Tiranë/ Shkak dhuna, dëme materiale deri në 2 milionë lekë

schedule13:44 - 15 Tetor, 2026

schedule 13:44 - 15 Tetor, 2026

Shërbimi i transportit publik në kryeqytet është pezulluar plotësisht pas protestave të dhunshme dhe bllokimit të rrugëve nga protestuesit.

Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Kostandin Foni, tha për ABC News se bllokimet e qarkullimit e kanë bërë të pamundur vijimin normal të shërbimit të transportit urban.

Një pjesë e autobusëve janë sulmuar dhe dëmtuar nga protestuesit, duke krijuar rrezik për sigurinë e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.



Sipas vlerësimeve paraprake, deri në këto momente, dëmet e shkaktuara në flotën e autobusëve përllogariten në rreth 2 milionë lekë.

Rikthimi i shërbimit pritet të bëhet vetëm pas qetësimit të situatës dhe hapjes së rrugëve për qarkullim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!