Firmosi kontratë me Manchester City, flet 12-vjeçari nga Saranda: Si u bëra pjesë e Akademisë

schedule08:40 - 8 Prill, 2024

schedule 08:40 - 8 Prill, 2024

Bruno Qëndro është talenti shqiptar nga Saranda tanimë është pjesë e Akademisë së Manchester Cityt në Angli.

Në një lidhje në Skype për “ABC e Mëngjesit” me babain e tij, Marion, ka treguar gjithçka rreth kësaj eksperience, deri te ëndrra e madhe që ka për të luajtur me ekipin e madh të Manchester Cityt.

Babai ka zbuluar se fillimisht kanë jetuar në Sarandë dhe aty Bruno ka bërë stërvitje me profesor Flamur Shehun, i cili i sugjeroi të iknin jashtë vendit për Brunon se është shumë i talentuar.

Edhe ata kështu bënë, u shpërngulën në Angli dhe Bruno u bë pjesë në një ekip të thjeshtë lagje dhe profesori aty e lidhi me një trajner të Manchester City.

Kontrata zgjat deri në moshën 16-17 vjeç, aty shihet situata dhe veprohet më tej me një kontratë me para. Deri në këtë moshë, ai është pjesë e akademisë dhe bën shkollën e zakonshme, ndërkohë ndjek stërvitjen me ta. Janë diku te 40 moshatarë të Brunos në Akademi që stërviten”, tha babai.

“Unë luaj sulmues. Unë preferoi më shumë nga të gjithë Debroin. Unë bëj stërvitje një orë e gjysmë nga e hëna në të enjte, kur mbaroj shkollën bëj stërvitje prapë me shkollat”, u shpreh Bruno./abcnews.al