Çmimi i naftës është rritur pas një sulmi ukrainas me dron në rafinerinë e tretë më të madhe të Rusisë.
Sulmi në objektin Taneco, në provincën e Tatarstanit, duket se ka qenë sulmi më i thellë i Kievit brenda territorit rus që nga pushtimi i Ukrainës më shumë se dy vjet më parë, shkruan Sky News.
Nga sulmi nuk u raportua për dëme të mëdha në vend apo për të lënduar.
Megjithatë, ishte e mjaftueshme për të shkaktuar shqetësim nga investitorët, duke ndihmuar në shtyrjen e kostos së naftës së papërpunuar Brent mbi 89 dollarë për fuçi të mërkurën në mëngjes – niveli i saj më i lartë në gjashtë muaj./abcnews.al