Marsida Qatja, 30-vjeçarja nga Kavaja në shtëpinë e së cilës u vra Dritan Haxholli pasi e qëlloi me armë polici Bledar Toçi, vijon të tërheqë vëmendjen.
Qatja është thirrur disa herë në Prokurorinë e Kavajës për shkak të deklaratave të saj kontradiktore lidhur me ngjarjen.
Ndërsa hetimet janë përqëndruar në prishjen e pazareve të drogës, Marsida ka bërë së fundmi një tjetër postim në llogarinë e saj në Facebook.
30-vjeçarja është shfaqur në një foto së bashku me 3 fëmijët e saj, duke hedhur poshtë kështu zërat se fëmijët nuk janë me të.
Qatja është nën hetim, ndërsa gjykata ka dhënë për të masën detyrim paraqitje.
Fillimisht u tha se ngjarja erdhi si pasojë e një historie dashurie, ku 30-vjeçarja u pretendua si mollë sherri. Ndërkohë në një intervistë pak ditë më parë Marsida u shpreh se ngjarja ndodhi si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, pjesë e këtij rrjeteti sipas saj ishte edhe kjo e fundit./abcnews.al