Shkon në 137 numri i të vdekurve nga sulmi në sallën e koncerteve në Moskë, thotë Komiteti Hetues Rus. Mes viktimave janë tre fëmijë.
Në një deklaratë për mediat, komiteti tha se “trupat e 137 personave janë gjetur në vendin e sulmit terrorist, tre prej të cilëve janë fëmijë”. Komiteti shtoi se deri më tani janë identifikuar 62 trupa.
“Për viktimat e mbetura po kryhen ekzaminime gjenetike për të përcaktuar identitetin e tyre. Vazhdojnë hetimet në vendngjarje”, thuhet më tej në deklaratë. /abcnews.al