Një 17-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia e Fierit këtë të premte.
Sipas informacioneve të policisë, i mituri është lëvizte me pistoletë dhe municion në makinë, po ashtu drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.