Tërmet i fuqishëm në Korçë, panik te qytetarët

schedule08:17 - 1 Nëntor, 2019

schedule 08:17 - 1 Nëntor, 2019

Një termet i fuqishëm ka tronditur Rajonin e Korçës mëngjesin e sotëm. Sipas IGJEUM, tërmeti kishte magnitudë 5,2 të shkallës Rihter, ndërsa  epiqendra ishte 3 km larg fshatit Miras të Devollit dhe 11 km nga qyteti i Korçës.

Lëvizja sizmike është regjistruar rreth orës 06.25 minuta. Gazetarja e ABC News në Korçë, Daniela Zisi, njoftoi se nuk është raportuar për të plagosur, por ka pasur panik tek qytetarët, që kanë dalë jashtë banesave.

Pritet të mësohet për demet materiale që janë shkaktuar. Tërmeti është ndjerë  në Devoll, Korçë, Kolonjë, madje edhe në disa qytete kufitare të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. /abcnews.al