Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News tha se kryeministri Edi Rama përfaqëson më mirë demokratin Lulzim Basha se Basha veten.
Ndër të tjera ai tha se Basha është në Pazar, ku tha se e ka treguar herë pas herë pasi mbajti peng për dy vite e gjysmë pa bërë asnjë punë me bashkëdrejtim komisionin e reformës zgjedhore, ndërkohë që ke 7 deputetë dhe 47 të tjerët janë në krahun tjetër.
“Basha, i ka por Basha ndërkohë është i përfaqësuar mirë se përfaqëson më mirë Rama Bashën se Basha veten. Ai është i përfaqësuar është nën ombrellën e tij. Një nga argumentet që kam dhënë në mbledhje të grupit është edhe kjo, pra ne kemi një qëndrim të caktuar që unë mendoj që PO, Basha është në pazar dhe e ka treguar herë pas here, po hajt ta vendosim fijen te publiku që ne nuk kemi Pazar se jemi në të drejtën tonë për të përfaqësuar opozitën se jemi shumica e grupit. Pazar quaj këtë, që të mbash peng për dy vite e gjysmë pa bërë asnjë punë me bashkëdrejtim komisionin e reformës zgjedhore, ndërkohë që ke 7 deputetë dhe 47 të tjerët janë në krahun tjetër. Këtë quaj Pazar unë, mos e blloko një gjë që nuk të takon. Pazari është ky, unë po të jap këtë justifikim në publik që ti të thuash e pengoi opozita se është në sherr, po ndërkohë unë bëj sikur jam kryetar dhe sikur jam shumicë edhe në parlament, është pazar i pastër. Politikisht ka disa qëndrime të tij të cilat janë Pazar politik, nuk i hyj e ka financiar apo jo. Pazar është që ti del për tre muaj me radhë në protestë do rrëzoj Ramën, do bëj namin dhe në fund të tre muajve ulesh me Ramën dhe hyn me të në qeveri gjysmë për gjysmë. Pazar është të thuash nuk ka zgjedhje me Ramën dhe i lë gjithë bashkitë nuk merr pjesë në zgjedhje.”, theksoi Salianji.