Conference League/ Aston Villa për fitore në Amsterdam, Lille e Fiorentina kërkojnë triumfin në transfertë

schedule11:36 - 7 Mars, 2024

schedule 11:36 - 7 Mars, 2024

Me përfundimin e katër sfidave të kësaj jave, të UEFA Champions League, tashmë radhën e ka kompeticioni i tretë më i rëndësishëm për klube, UEFA Conference League, kompeticion, i cili ka rezervuar plot 8 sfida mbrëmjen e kësja të enjteje, ku padyshim më spektakolare pritet të jetë ajo e “Johan Cruijff Arena”, mes “Harkëtarëve” të Ajax dhe anglezëve të Aston Villa.

E konsdieruar si një finalen e parakohshme, të dy skuadrat do të kërkojnë me ngulm triumfin evropian, ku për hir të së vërtetës, kjo falë edhe formës së jashtëzakonshme, që po kalojnë favoritë mbeten anglezët e Aston Villa, megjithatë gjithçka do të vendoset në fushën e blertë, ku i pranishëm do të jetë edhe arbitri i mirënjohur shqiptar, Enea Jorgji, të cilit i është besuar një tjetër mision i rëndësishëm nga UEFA.

Përballje të lehta, të paktën në letër duket të kenë “gjigantët” grek të Olympiacos dhe “Violët” e Fiorentinas, me skaudrën nga Pireus, që do të presë në “mitikun” e “Georgios Karaiskakis”, izraelitët e Maçabi Tel Aviv, ndërsa italianët, fianlistët e edicionit të kaluar të këtij kompeticioni do të ndeshen me një skuadër tjetër izraelitë, atë të Maçabi Haifa, ku padyshim pritet një fitore e madhe e djemve të teknikut, Vincenzo Italiano.

Ndërkaq , në përballje të tjera, të kësaj të enjteje, “gjigantët” belg të Club Brugge do të udhëtojnë drejt Norvegjisë, aty ku i presin kampionët e Molde. “Blutë” e Dinamo Zagred kanë gjithashtu një sfidë të vështirë, ku përballë do të kenë grekët e PAOK. Përballje tejet të komplikuara kanë gjithashtu edhe francezët e Lille dhe “Fenerët” turq, të Fenerbahce, të cilët do të udhëtojnë respektivisht drejt transfertave austriake të Strum Graz dhe belge, të Royal Union SG, ndërsa zviceranët e Servette presin në “shtëpi” çekët e Viktoria Plzen. /i.m /abcnews.al 

Të gjitha sfidat e fazës së 1/16-ve të Conference League: