Sulm ndaj gjyqtarëvë e ka cilësuar Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaratën e avokatëve të ish-kryeminstrit Sali Berisha, se gjyqtarja Irena Gjoka po e zvarrit qëllimisht senacën për ti hequr mandatin e deputetit Berishës.
“Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike. Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë”.
Në përfundim të senacës avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit pretenduan se vendimet për klientin e tyre merren jashtë sallës së gjyqit dhe të ndikuar nga politika dhe për këtë Këshilli i Lartë i Prokurorisë tërhoqi vëmëndjen e avokatëve për sjelle etike dhe profesionale.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve.Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private”.
Nga ana tjetër për të disatën herë avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me pretendimin se ajo është në konflikt interesi me ish-kryeministrin.
/abcnews.al/