Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pagat e gjyqtarëve, ministri Malaj: Prokurori i rrethit, presion për pagat. Në degën e thesarit, kërcënim për arrestim

schedule22:36 - 17 Shtator, 2026

schedule 22:36 - 17 Shtator, 2026

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka denoncuar gjatë fjalës së tij në Kuvend, se një prokuror rrethi dërgoi oficerin e policisë gjyqësore në degën e Thesarit dhe u tha punonjësve “ose ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë”.

Malaj deklaroi se punonjësit e thesarit nuk kanë shkelur ligjin. Sipas tij, buxheti i shtetit mund të preket vetëm me ligj.

“Thesari duhet të shohë ka bazë ligjore. Nëse gjithçka është e rregullt, pagesa ekzekutohet. Thesari kontrollon dhe kur çdo gjë është në përputhje me ligjin, thesari ekzekuton. Kjo zbatohet me rigorozitet nga të gjitha degët e thesarit në Shqipëri. Këtë detyrë, nuk mund ta zbatojmë me gjuhën e kërcënimit të prangave? Si ndodh që një prokuror rrethi çon OPGJ në degën e thesarit dhe u thonë: O kaloni pagesën, o ju arrestojmë. Ku ndodh kjo? I kanë kallëzuar. Çfarë gabimi kanë bërë? Ata thjesht nuk kanë vendosur të shkelin ligjin. Unë besoj se këtu ka një konflikt të madh interesi.

Mund të thoni se ku është shkelja që kanë bërë nëpunësit e thesarit, ku është shkelja e ministrit të Financave? Kjo është njësoj, si të thonë mjekët, o na rrisni pagat o nuk ofrojmë më shërbime shëndetësore. Apo policët, na rrisni pagat ose sabotojmë punën.

Buxheti i shtetit mund të preket vetëm me ligj. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet dhe do të respektohet. Këto nuk janë paratë e qeverisë, janë paratë e qytetarëve shqiptarë. Askush nuk mund të marrë vendime për paratë e shqiptarë, duke anashkaluar ligjin”, theksoi Malaj në Kuvend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!