Odesa, rritet bilanci i viktimave/ Sulmi rus mbi civilët, mes 10 viktimave ishin dhe 2 foshnja

schedule15:02 - 3 Mars, 2024

schedule 15:02 - 3 Mars, 2024

Shkon në 10 numri I viktimave si pasojë e sulmit të Rusisë mbi një godinë banimi në qytetin port Ukrainas Odesa.

Në mesin e viktimave janë dy foshnje 4 dhe 8 muajshe si dhe një fëmijë 2 vjecar ndersa 8 qytetare te tjere kane mbetur te plagosur.

Volodymir Zelensky, Presidenti Ukrainas deklaroi se humbja e jetëve do të ishte shmagur në Odesa, nëse Kievi do të ishte ndihmuar me armatime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi.

“Bota ka mjaft sisteme të mbrotjes ajrore nga dronët dhe rraketat dhe vonesa e furnizimit me arme per Ukrainen na ben qe te ndjejme dhimbje kur shohim sesi numri I femijeve qe Rusia po iu merr jeten po rritet. Nuk kemi kerkuar asgje me shume sesa ndihme per te mbrojtur jetet tona dhe kur kjo ndihme pengohet nga lojera politike e kam te pamundur ta kuptoj. Terrori rus duhet mposhtur, ky është një parim.”

215 punonjës të emergjencave civile ndodhen në vendin ku ndodhi sulmi në Odesa ndërsa kërkimet për persona të tjerë që mund të kenë mbetur ende nën rrënoja vijon.

Forcat e Armatosura Ukrainase deklaruan mengjesin e te shtunes se qyteti I Odesës u godit nga 8 dronë Shahed që I janë dhënë Moskës nga Irani, por sipas Kievit 7 nga këta drone u rrëzuan nga mbrojtja e tyre ajrore. Pallati ku humben jeten 10 qytetare sipas autoriteteve Ukrainase u godit nga mbetjet e Droneve Shahed. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!