Conference League/ Hidhet shorti i 1/16-ve, finalen e parakohshme për Ajax, buzëqeshin Lille e Fiorentina

schedule14:16 - 23 Shkurt, 2024

schedule 14:16 - 23 Shkurt, 2024

Ashtu siç ishte parashikuar në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës, po u hodh shorti i fazës së 1/16-ve, të kompeticionit të tretë më të rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Conference League, ku ndryshe nga edicionet e tjera, ky sezon sheh ekipe të mëdha në këtë turne, me histori në futbollin evoprian, si Ajax, Club Brugge, Aston Villa, Fiorentina, Lille, Olympiacos e Fenerbahce.

Përballja më spektakolare e kësaj faze pritet të jetë, finalja e parakohshme, Ajax-Aston Villa, me të dyja këto skuadra, që janë në listën e pretendentëve kryesore, për fitimin e këtij trofeu. E njëjta gjë vlen edhe për përballjen Royal Union-Fenerbahce me të dyja skuadrat, që kërkojnë trofeun e madh evropian këtë sezon.

Fati i ka buzëqeshur ekipeve të tjera të mëdha, me francezët e Lille, skuadër pjesë e së cilës është edhe “ylli dardan”, Edon Zhegrova, të cilët do të përballen me autsriakët e Strum Graz, “Violët” e Fiorentina do të përballen me skuadrën e Maçabi Haifa, ndërsa “gjigantët” grek, të Olympiacos me izraelitët e Maçabi Tel Aviv. /i.m /abcnews.al 

Të gjitha sfidat e raundit të 1/16-ve, të Conference League: