Partizani ka shumë arsye për të fituar ndeshjen e sotme kundër Kukësit. Suksesi i dërgon “Demat” të vetëm në krye dhe një ndër rivalët kryesorë për titull do të mbetej 6 pikë larb (3 pikë është diferenca mes skuadrave).
Djemtë e Lerdës kërkojnë “hakmarrje” edhe për humbjen e fazës së parë, duel që u vulos nga rrjeta e Vasil Shkurtajt me penallti.
Edmond Dosti, ish-sulmuesi i njohur i Partizanit, fitues i titullit kampion dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit në vitin 1993, mbetet një fans i zjarrtë i të kuqve. Dosti tenton të karikojë djemtë e Lerdës dhe tregon mënyrën se si arrihet te suksesi i shumëpritur.
“Sot luajmë nje ndeshje deçizive per ecurinë e kampionatit kunder favoritit kryesor, Kukësit. Kukësi është një kundërshtar me elementë pozitivë, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e sotme dhe besoj shumë te fitorja. Ne (ish-pjesëtarë të klubit dhe tifozat) po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rrisim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin, sepse ne jemi Kampionet ne jemi një familje e madhe me emrin Partizani . Suksese dhe me një fitore PMTP!“, shkruan Edmond Dosti në rrjetet sociale. /abcnews.al