Teksa gjithçka po shkonte drejt një barazimi “të bardhë” pa gola, në pjesën e parë të sfidës së parë, çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, mes “Verilindorëve” të Kukësit e “Demave të Kuq” të Partizani ka ardhur dhe rrjeta e parë e sfidës.
Një aksion fantastik i djemve të teknikut, Orges Shehi është finalizuar më së miri nga “fantazisti”, Gjelbrim Taipi, me këtë të fundit, që nuk gabon me portën e boshatisur duke shtyrë në rrjetë, një pasim perfekt të anësorit, Tedi Cara. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al