Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

schedule07:05 - 30 Tetor, 2026

schedule 07:05 - 30 Tetor, 2026

Dashi

Do kaloni momente shumë të këndshme sot pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni më të plotësuar se kurrë më parë. Beqarët duhet të dinë si të joshin në mënyrë që ta bëjnë shpejt për vete personin që do pëlqejnë. Nëse ata do duan, shumë gjëra do ndryshojnë për ta. Për financat do jetë një ditë mjaft e favorshme. Përfitoni për të hequr edhe ndonjë para mënjanë.

Demi



Ditë sharmante kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni më së miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë nga partneri. Beqarët ka rrezik të pëlqejnë një person rrugaç, i cili mund t’iu sjellë veçse probleme në jetë. Kujdes\! Në planin financiar do jeni optimistë dhe do mundoheni me sa të mundeni ta ndryshoni gjendjen në të cilën ndodheni.

Binjakët

Çiftet do kalojnë një ditë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Merrini gjërat si t’iu çojnë. Ka shumë mundësi që zemra e beqarëve të rrahë për një person të huaj sot. Mos ngurroni të bëni atë çfarë thotë ajo, sepse nuk keni për t’u zhgënjyer asnjë çast. Në planin financiar ka rrezik të lindin probleme të mëdha, me të cilat duhet të merreni seriozisht. Në rastin më të keq, kërkoni ndihmë.

Gaforrja

Duhet t’i qëndroni gjithë kohës besnikë partnerit tuaj sot, në mënyrë që të mos keni as problemin më të vogël në jetën tuaj. Beqarët do realizojnë një takim mbresëlënës, i cili do ua mbushë shpirtin me gëzim. Çdo gjë ka për të shkuar si e kishin ëndërruar. Financat nuk do influencohen aspak nga planetët, kështu që gjithçka do varet nga ju. Menaxhojini me maturi ato të ardhura që keni.

Luani

Duhet të luftoni fort sot me rutinën e jetës suaj në çift, sepse vetëm në këtë mënyrë do ndiheni të qetë. Partneri, nga ana e tij, do bëjë të pamundurën. Beqarët duhet të bëjnë edhe më tepër durim, në mënyrë që kur të vijë momenti të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Me financat tregohuni sa më të arsyeshëm që të mundeni, sepse gabimi më i vogël mund t’iu sjellë goxha probleme.

Virgjëresha

Do keni konkurrencë të fortë sot ju që jeni në një lidhje dhe mund të përballeni edhe me disa probleme në jetën në çift. Beqarët do jenë më kërkues nga sa duhet dhe nuk do i pëlqejnë personat që do i propozojnë. Po vazhduat kështu, keni për të mbetur edhe shumë kohë vetëm. Në planin financiar problemet do jenë të shumta, por, nga ana tjetër, ju do jeni të vendosur t’i zgjidhni shpejt.

Peshorja

Gjithçka mund të ndodhë sot në jetën tuaj në çift. Disa mund të kalojnë momente të vështira dhe të mbushura me zënka, e disa të tjerë mund të dashurohen me më shumë pasion me atë që kanë në krah. Beqarët duhet të përfitojnë nga çdo mundësi që do iu jepet për të gjetur dashurinë e madhe. Në planin financiar problemet do jenë goxha serioze. Kujdes\!

Akrepi

Për çiftet që kanë shumë kohë bashkë, gjithçka do ecë si duhet sot dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët, nga ana tjetër, do e gjejnë më në fund shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen më së miri. Këshilla e yjeve është që të mos nxitoheni, në mënyrë që të mos përballeni me të papritura të pakëndshme. Financiarisht nuk priten aspak vështirësi. Do shpenzoni edhe pak më tepër.

Shigjetari

Ditë e tensionuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni ide të ndryshme lidhur me disa çështje me rëndësi dhe do debatoni fort me partnerin. Beqarët do lodhen pak së kërkuari, por në fund do e gjejnë princin e tyre të kaltër. Në planin financiar problemet do jenë shumë të mëdha. Duhet patjetër të kërkoni ndihmë sa më parë, që problemet të mos zmadhohen.

Bricjapi

Ditë shumë e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh aspak me atë që keni në krah dhe problemet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarëve do iu ofrohen mundësi të shumta për të dalë nëpër takime e për të njohur persona të rinj. Shfrytëzojini\! Në planin financiar do bëni të pamundurën për ta ekuilibruar buxhetin dhe do ia dilni mbanë.

Ujori

Nëse jeni në një lidhje, mos bini në melankoli dhe mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj, sepse keni për ta humbur shpejt. Beqarët do jenë me fat në planin e ndjenjave. Mos hezitoni t’ia shprehni dashurinë personit të ëndrrave, sepse po u vonuat, dikush tjetër do ua rrëmbejë nga duart. Me financat do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa të nxituar.

Peshqit

Perspektivat janë shumë të mira sot për jetën tuaj në çift. Do filloni pak nga pak të ndërtoni të ardhmen dhe do ndiheni më mirë. Të dy ndjeni shumë për njëri-tjetrin. Beqarët duhet të kenë më tepër besim te vetja, në mënyrë që ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ndiheni të qetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!