Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vodhi 2 motosharra, në banesën e një shtetasi, arrestohet 64-vjeçari në Memaliaj

schedule11:28 - 17 Shkurt, 2024

schedule 11:28 - 17 Shkurt, 2024

Një 64-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Memaliajt. Mësohet se ai ka vjedhur dy motosharra në banesën e një shtetasi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi 2 motosharra, në banesën e një shtetasi, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 64-vjeçari.

Policia gjen në banesën e 64-vjeçarit, 2 motosharrat e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë 64 vjeç, banues në Memaliaj, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka vjedhur në banesën e shtetasit në Memaliaj, 2 motosharra, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!