Pas dy ditësh spektakël, në UEFA Champions League, duke filluar nga ora 18:45, të kësaj të enjteje do të zhvillohen sfidat e para, të fazës, së 1/16-ve, të Europa League e Conference League, ku padyshim pritet spektakël në fushën e blertë, sidomos për përballjet e “Verdhekuqve”, të Roma-s, “Kuqezinjve” të Milan, e çekët e Sparta Prague, ku pjesë merr edhe mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi.
Kështu, në arenën “De Kuip”, të Roterdamit, “Tulipanët” e Feyenoord do të përballen për të tretin vit radhazi, në një kompeticion evropian, me “Verdhekuqtë” e Roma-s, në një sfidë, e cila pritet të jetë e zjarrtë, ashtu siç kanë rezultuar të tjenë përballjet e këtyre dy ekipeve në të kaluarën.
Sa i përket formacioneve, si tekniku, Arne Slot ashtu edhe italiani, Daniele De Rossi kanë hedhur në fushë më të mirët e mundshëm, megjithatë secila prej skuadrave ka nga një mungesë të rëndësishme, teksa në radhët e “Tulipanëve” holandezë mungon “bomberi” meksikan, Santiago Gimenez, ndërsa te “Verdhekuqtë”, mungojnë Rui Patricio e Stephan El Shaaraëy.
Në përballjen tjetër, të orës 18:45, “Luanët” e Stambollit do të presin në “Rams Park”, të Stambollit, çekët e Sparta Prague, teksa te këta të fundit, siç theksuam edhe më lart një pjesë kyçe në formacion është edhe “Legjionari” i mesfushës, së Kombëtares sonë, Qazim Laçi, me skuadrën e tij që duhet ti bëjë ballë “furisë” së “bomberit” argjentinas, Mauro Icardi.
Ndërakq, në përballje të tjera, ukrainasit e Shakhtar Donetsk do presin, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, “Të Kaltërit” e Olympique Marseille, ndërsa zviceranët e Young Boys do të përballen me skuadrën e Sporting Lisbon. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Feyenoord – Roma
Galatasaray – Sparta Prague
Shakhtar Donetsk – Marseille
Young Boys – Sporting Lisbon