Shpresat e Edon Zhegrovës për të patur një rol protagonisti në sezonin e ri me Juventus kanë marrë shumë shpejt një goditje të rëndë. Sulmuesi i kombëtare së Kosovës u la jashtë listës që “Zonja e Vjetër” dorëzoi në UEFA për Ligën e Europës.
Trajneri Luçiano Spalleti nuk e preferoi futbollistin as në listën B, ku bën pjesë talenti i Shqipërisë, Arman Durmishi.
Bashkë me Zhegrovën, jashtë listës së futbollistëve që Juventus do të ketë në dispozicion për fazën e grupeve në Europa League kanë mbetur edhe Kefrem Turam për shkak dëmtimi, Milik, Rugani dhe blerja e verës Ekhator për zgjedhje teknike.
Në këtë mënyrë, për Zhegrovën sezonin i ri bëhet menjëherë në ngjitje, megjithëse kjo ishte kuptuar edhe më parë.
Në dy javët e para të Serisë A, sulmuesi ka luajtur vetëm 20 minuta si zëvendësues, duke u konsideruar si një zgjedhje e dytë, ndoshta edhe e tretë nga trajneri Spaletti.
Edon Zhegrova u transferua nga Lille te Juventus me shumë pritshmëri në janarin e vitit të shkuar.
Për kartonin e tij, klubi italian shpenzoi një shifër të rëndësishme prej 25 milionë euro, por edhe në aventurën e parë juventine, ai nuk arriti të gjejë hapësirat e shpresuara, duke u aktivizuar thuajse gjithmonë nga pankina. Duket se edhe në sezonin e dytë me Juventus, Zhegrova do të ketë të njëjtin fat.

