Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet shoferi i mjetit që hodhi viktimën te ura e Dajlanit

schedule09:38 - 27 Tetor, 2019

schedule 09:38 - 27 Tetor, 2019

Policia e Durrësit ka arrestuar sot edhe shoferin e mjetit tip “Fiat Dukato” që hodhi viktimën te ura e Dajlanit në Durrës, ndërsa një ditë më parë u arrestua shoferi i autobusit që përplasi motorin ku udhëtonte 25 vjeçari.  Në njoftimin e saj policia njofton se është bërë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Durrës

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe  dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve:



– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;

– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek  mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet,  mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobus tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!