“Arrest” në burg ka caktuar Gjykata Penale e Tiranës për Altin Çokun, i arrestuar për shtyrje në vetëvrasje ndaj një 27-vjeçareje që banonte në Kamëz.
I pranishëm në sallën e gjyqit, Çoku nuk ka penguar akuzën ndërsa i tha gjykatës që nuk i ka shpërndarë ai fotot e të resë, por këtë e ka bërë një shoku i tij që ka përdorur telefonin e tij.
Çoku është një personazh i njohur në TikTok, ndërsa policia ka administruar edhe disa video në rrjetin social për këtë ngjarje.
Çoku njihet si një person problematik pasi dyshohet edhe për raste të tjera të shantazhimit të vajzave. Një rast ka të bëjë me një vajzë në Laç, të cilën gjithashtu e ka kërcënuar me foto intime./abcnews.al