Sondazh

 

Gjykata rrëzon Ilir Metën/ Ish presidenti kundërshtonte mosnisjen e hetimeve për punonjësit e burgut 313

schedule18:10 - 21 Korrik, 2026

schedule 18:10 - 21 Korrik, 2026

Gjykata penale e Tiranës nuk pranoi ankimin e ish presidentit Ilir Meta, i cili kundërshtoi vendimin e prokurorisë së kryeqytetit për mosfillimin e hetimeve ndaj punonjësve të burgut 313, aty ku ai mbahet që prej muajit tetor 2024.

Vendimi u mor këtë të martë në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe është i ankimueshëm në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm sipas procdurës.

Togat e zeza rrëzuan kërkesën e ish funksionarit të lartë si të pabazuar në prova dhe në ligj, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë të 21 janarit 2026 për mosfillimin e procedimit penal.



Ilir Meta bëri kallëzim në prokurorinë e Tiranës duke kërkuar të hetoheshin disa nga punonjësit e IEVP 313 për shpërdorim detyre, pasi sipas ish presidentit ata kishin shkelur të drejtat e tij duke e mos e lejuar të komunikojë nga ambientetet e institicuinit të ekzekutimit të vendimit penal si dhe griti pretendimet për mënyrën e trajtimit gjatë kohës së mbajtjes në paraburgim.

Organi i akuzës pasi administroi kallëzimin vendosi të mos fillonte hetimet, teksa të njëjtin qëndrim mbajti edhe gjykata duke mospranuar kërkesën e Metës për të hetuar punonjësit e burgut 313.

Ish presidenti, njëherësh drejtuesi i Partisë së Lirisë, ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale   që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!