Policia italiane arrestoi sëfundmi të riun me origjinë nga Shqipëria, Sergio Malaj me akuzën e vrasjes.
Ishte një grabitje që shkoi keq, e cila la të vdekur një ish-mësuese italiane në moshën 91 vjeçare, ndërsa i riu duhet të vuajë dënimin në burgjet e shtetit fqinj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Tolfa, Romë, Itali.
Ai kishte menduar se nuk do gjente njeri në shtëpi, por kur është përballur me të zonjën e banesës, e ka qëlluar me thikë duke e lënë të pajetë në vend, ndërsa mediat italiane dyshojnë se si ishte nën efektin e alkoolit.
Mësuesen e dalë në pension e ka gjetur pas disa orësh e bija, por nuk i kishte mbetur më asgjë për të bërë, pasi e moshuara kishte ndërruar jetë.
Shqiptari tani ndodhet në paraburgim dhe sic shkruajnë mediat italiane, ai jetonte në një qytezë, 70 kilometra larg Romës.
Mësohet se bashkë me të ishte edhe një person tjetër, për të cilin policia ka nisur një operacion kërkimi. /abcnews.al