Protesta masive në Spanjë, fermerët përleshen me policinë në Madrid

schedule10:12 - 11 Shkurt, 2024

schedule 10:12 - 11 Shkurt, 2024

Policia u përlesh më fermerë dhe shoferët e kamionëve në Madrid teksa ata tentuan të bllokonin një rrugë kryesore në kryeqytetin spanjoll.

Delegacionet e sindikatave që përfaqësojnë shoferë kamionësh dhe fermerë u mblodhën pranë stadiumit të Atletico Madrid, të veshur me jelekë të verdhë, duke valëvitur flamujt spanjollë dhe duke brohoritur “Rroftë Spanja”.

Duke protestuar ndaj rregulloreve mjedisore, burokracisë dhe taksave të larta, ata thanë se tani e tutje do të bashkojnë forcat. Më pas qindra protestues u përpoqën të bllokonin një autostradë kryesore, por u larguan nga polica me dhunë.

Më vonë, rreth 200 protestues u mblodhën pranë selisë së Partisë Socialiste në pushtet, rreth së cilës policia kishte ngritur një kordon sigurie.

“Qeveria po na detyron të marrim masa që do të çojnë në probleme në furnizimin e tregut, tha Manuel Hernandez, një zëdhënës i shoferëve të kamionëve.

Që nga e marta, fermerët spanjollë duke ndjekur shembullin e kolegëve të tyre në Gjermani, Francë, Itali, Portugali dhe Belgjikë kanë protestuar, duke bllokuar rrugët, autostradat dhe portet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!