Spanja fitoi titullin botëror pasi fitoi një finale të cilën e dominoi plotësisht, duke përballuar edhe provokimet e kundërshtarit.
Një gol në shtesë nga Ferran Torres vendosi fatin e sfidës në stadiumin e Nju Xhersit, përballë një Argjentine të pafuqishme, që kishte dalë në fushë vetëm për t’u mbrojtur.
Në emisionin “Futboll jo Soccer”, gazetari sportiv Lirim Zalla deklaroi se Spanja e meritoi botërorin. Zalla shtoi se spanjollët të imponojnë lojën e tyre.
Ndërsa trajneri Ermal Tahiri deklaroi se Spanja ishte ekipi më i fortë dhe pësoi vetëm një gol gjatë gjithë kompeticionit.
Lirim Zalla: Spanja e meritoi, sepse rrugën për ta fituar botërorin, e shtroi me Fancën. Për mua, do të ishte finale më e bukur Spanjë-Angli, sesa me këta argjnetinasit grindavecë. Godit ti tjetrin kur mbaron ndeshja? Spanja të detyron që t’i të luash modulin e saj të lojës. Kjo kërkon përgatitje të madhe teknike dhe fizike. Ata luajnë lojën e tyre, ti je i detyruar ta pranosh. Shiko me Francën, çfarë i bëri Francës. Ndeshja e mbrëmshme ishte finale. Po ta shikosh me Francën, ajo ishte Spanja e vërtetë.
Ermal Tahiri: Spanja ka ekip më të mirë, luajti më fortë futboll. E meritoi ekipi më i mirë, që pësoi vetëm një gol dhe që ishte më kompakt. Jo vetëm mbrojtjen më të fortë, por në të gjithë fushën ishin më të fortë. Në të gjitha ndeshjet erdhën duke u rritur. I gjithë futbolli spanjoll ka të njëjtin stil loje. Këta janë në një cikël të vazhdueshëm. /abcnews.al



